Dy ditë pushim kanë pasur kuqeblutë e Vllaznisë pas kthimit nga Sllovenia ku përreth tre javë zhvilluan fazën përgatitore në kanpingun e Mariborit, dhe të pasditen e së shtunës futbollistët kuqeblu kanë qënë në dispozicion të trajnerit Edi Martini.
Një seancë, e cila me kërkesën e stafit teknik është zhvilluar me dyer të mbyllura duke mos lejuar praninë e kamerave për regjistrimin e sekuencave stërvitore. Një formulë kjo që aplikohet në raste të tilla kur skuadra nis të aplikojë skemat taktike dhe teknike në prag të ndeshjeve zyrtare europiane, në mënyrë që kundërshtari të mos ketë shumë njohuri për funksionimin e skuadrës.
Seancë kjo, që sipas stafit kuqeblu, duhej të ishte i pranishëm edhe sulmuesi Ildi Gruda, por gjërat gjërat shkuan në atë mënyrë, sa në mënyrë të rrufeshme, sulmuesi shkodran firmosi për skuadrën rrogozhinase, Egnatia.
Megjithatë, në këtë seancë ishte një lojtar i ri. Ai është Elmando Gjini, një futbollist me origjinë nga Shkodra, por i lindur dhe rritur jashtë vendit, i cili vjen në formë huazimi nga skuadra kosovare, FC Ballkani për llogari të qëndrës së mbrojtjes, aty ku realisht ka pasur shumë probleme gjatë sezonit të kaluar.
Por, me aq sa është parë në ndeshjet miqësore sllovene, edhe me emrat e rinj të ardhur në merkaton e veres, ky repart nuk duket shumë i sigurtë, gjë për të cilën flasin pësimi i golave nga kundërshtari në mënyrë amatoreske, gjë e cila duket se nxitur teknikun Martini të veshë kuqeblu edhe Gjinin.
Gjatë seancës stërvitore të djeshme, tekniku Martini duke pasur në krah kolegun e tij Ergi Borshi, si dhe drejtorin sportiv, Vioresin Sinani, kanë punuar kryesisht me konsilidimin e emrave të që do të hedhin në fushë nga minuta e parë për sfidën ndëkombëtare, Vllaznia- Daugavpils, e vlefshme për kompeticionin “Uefa Conference League” e cila do të luhet ditën e enjte më 10 korrik 2025, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndonëse, në projektet e drejtuesve të Klubit të Futbollit Vllaznia janë edhe të tjera blerje, ndër të cilat janë kryesisht porta dhe mesfusha, teknikut Martini do t’i duhet të zgjedhë nga kontigjenti aktual emrat që do t’i bejojë aktivizimin nga minuta e parë për ballafaqimin e “Uefa Conference League”, Vllaznia- Daugavpils.