Monday, July 7, 2025

(Video) Alban Xhaferi: Ildi Grudës i afrova ofertë më të madhe sesa Egnatia. Kur më tha se “unë duhet të iki nga Shkodra dhe nuk mund të rri më në Shkodër”,(nuk e di arsyen), atëherë nuk kishim më në dorë se çfar të bënim më tepër.. Dëshmitarë është stafi dhe e gjithë skuadra

Lexo

Vllaznia është në ditët përmbyllëse të përgatitjes për ndeshjen ndërkombëtare të UEFA Conference League për raundin e parë, kur të enjten pret në “Elbasan Arena” BFC Daugavpils. Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme, ku kuqeblutë kanë objektiv kualifikimin në turin e dytë, ka folur për Veriu Sport presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi.

Pasi është  shprehur i kënaqur për ditët përgatitore në kampingun Maribor të Slloveni, si dhe ato që po vijojnë në Shkodër, presidenti Xhaferi është ndalur tek largimi i futbollistit të tyre, Ildi Gruda, një çështje që ka marrë vemendje të madhe në opinionin sportiv.

Ndër të tjera, kreu i klubit kuqeblu, bën të ditur detaje rreth bisedës me Grudën duke e konsideruar një rast të paprecent largimin e një futbollisti në këtë mënyrë nga grumbullimi me skuadrën, kur ai ishte në planet e aktivizimit për Kupat e Europës.

Përpos asaj që deklaron futbollisti, se ”unë duhet të iki nga Shkodra dhe nuk mund të rri më në Shkodër”, të parecedent e konsideron Xhaferi edhe qëndrimin e KF Egnatia rreth kësaj çëështje, për të cilën thotë se kanë të hapur një çështje gjyqësore me FSHF-në.

Prononcimi i Xhaferit për largimin e Grudës…

“Kjo është një çështje faktikisht që është krijuar një zhurmë e madhe. Është shqetësur edhe klubi faktikisht, jo vetëm klubi si strukturë, por edhe vetë lojtartët, sepse Ildi ka qënë pjesë e Vllaznisë dhe ka pasë edhe një kontratë tjetër një vjeçare për vazhduar tek Vllaznia. Unë jam këto kryesisht për skuadrën sepse jemi përpara përgatitjes së ndeshjes dhe nuk dua t’i futem më tek kësaj çështje, sepse kemi dhënë edhe prononcimin e drejtorit Sinani.

Megjithatë, dy fjalë mund të them për Ildi Grudën. Ne i kemi afruar një kontratë më të mirë se tek Egnatia, por një fjalë e Ildit, kam dëshmitarë stafin dhe gjithë skuadrën, që më tha: Unë nuk mund të rri më në Shkodër, unë do të iki nga Shkodra. Nuk i di arsyet e tij. Sigurisht që ne e kemi marrë në fazë për ta pasë në skuadër edhe vitin tjetër dhe i programur për Kupat e Europës, kjo është e konfirmuar nga të gjitha. Nuk i ka munguar asgjë tek Vllaznia, përkundrazi i kemi dhënë shansin, sepse siç dihet Ildi ka qënë shumë i dëmjtuar gjatë dy viteve të fundit, të gjithë e dinë sepse ka pasë dëmtime të vazhdueshme dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën, por nuk e kam kuptu dhe akoma nuk e kuptoj vendimin e tij për t’u larguar në atë mënyrë të paprecedent gjatë fazës përgatitore, ku gjithë ekipi është dëshmitarë që Ildit i jemi lutur të vazhdojë projektin tek Vllaznia dhe me kushte edhe më të mirë se e kishte tek Egnatia.

Këtu më duhet të ndalem dhe nuk mund ta vazhdoj më teper prononcimin, sepse kur lojtari thotë se unë duhet të iki nga Shkodra dhe nuk mund të rri më në Shkodër, nuk e di arsyenë, atëherë nuk kishim më në dorë se çfar të bënim më tepër.

Ne, në fakt kemi edhe një çështje gjyqësore me FSHF-në, sepse realisht ne e kemi pasë të kryer kontratën, por ka ndodhur diçka një problem onlinë në mënyrë elektronike, nuk ka shkuar një e-mal, fatkeqësisht ka mbetë tek draft. Por, kjo nuk do të thotë që Ildi nuk i kishte mundësitë të vazhdonte tek Vllaznia. ”, shprehet Xhaferi, për Veriu Sport.

Mesazhi për Egnatian…

Në lidhje me Egnatian, praktikisht ajo ka marrë vendimet e saj, për mua është krijuar një precedent i rrezikshëm në kampionatin shqiptar dhe në marrëdhëniet mes skuadrave, sepse të merret lojtari, duke e ditë që ekipi si Vllaznia mund të dëmtohet në Kupat e Europës nga ikja e një lojtari, nuk është gjë e mirë. Ato na kanë premtuar dy ditë përpara se nuk kemi kontakte me lojtarin, nuk kemi interes për të, por fakti ka treguar të kundërtën, kështu që mendoj se është një veprim i paprecedent edhe nga ana e ekipit të Egnatias, por gjithësesi, jeta vazhdon dhe gjithësecili do t’i marrë përsipër ato çfar ka bërë në jetë.

(Video) Proncimin e plotë të presidentit të KF Vllaznia Alban Xhaferi, mund ta ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img