Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Europian të moshës deri në 18 vjeç në basketboll për meshkuj, Divizioni C, i cili po zhvillohet në Tiranë dhe transmetohet drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Një fitore me 47 pikë diferencë në shifrat përfundimtare 87-40. Që në fillim është dukur dominimi i kuqezinjve të drejtuar nga Klaudio Ndoja, që kanë krijuar diferencë 13-0. Perioda e parë ka përfunduar në shifrat 25-7. E dyta 21-15 për Shqipërinë, që në pushim ka kryesuar 46-22.
Epersia erdhi duke u thelluar në 62-33, ndërsa perioda e tretë ishte në shifrat 16-11. E fundit 25-7 dhe përfundimisht 87-40. Nëse tek Shqipëria ishin të gjithë shënues, tek maltezët vetëm një lojtar si Pejs ka shënuar 25 pikë nga 40 në total të Maltës, pjesa tjetër e lojtarëve ishin thuajse inekzistent. Ndeshja e radhës e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Moldavisë të dielën në ora 19:30.