(Video) Vllaznia B dhe Shiroka, test miqësor mes dy skuadrave pretendente të Kategorisë së Dytë, grupi A

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia B-Shiroka 4-3(Shënues: Aina(2), Papaj, Hoti/ Doucoure, Vucaj, Leka)

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar po shfrytëzohet për testimin e skuadrave përmes ndeshjeve miqësore. Një e tillë ishte edhe ajo mes Vllaznisë B dhe Klubit të Futbollit Shiroka, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Me Shkambin në portë, Malvataj, Rroku, Bushaj, Drabeja në mbrojtje, Baridu,  Ëilliams, Vucaj në mesfushë, si dhe në sulm treshja Kaçubela, Doucoure, Leka, KF Shiroka bëri një pjesë të parë model, teksa me dy golat e shënuar nga  Doucoure dhe kapiteni Erjon Vucaj udhëheq me rezultatin e pastër 0 me 2.

Kur u mendua se pjesa e parë po mbyllej me këtë rezultat, në minutat e fundit të kësaj pjese, një gabim i portierit Shkambaj solli një penallti për Vllazninë B, të cilën e shndërroi në gol Aina duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e Shirokës me rezultatin 2 me 1. Një 45 minutësh ky përgjithësisht i hapur, me lojë plot ritëm dhe intensitet.

Vllaznia B kërkoi të kontrollonte lojën përmes qarkullimit të topit, ndërsa Shiroka u tregua më e rrezikshme në momentet e tranzicionit, ku në sajë të rreshtimit  4-3-3 i dha skuadrës mundësi të kishte prezencë në mesfushë dhe, në momentin e rikuperimit të topit, të kërkonte shpejt hapësirat në krahë dhe në thellësi.

Pjesa e dytë nisi me disa zëvendësime, duke i dhënë mundësi të dyja skuadrave të aktivizonin edhe lojtarët e rinj, të cilët treguan karakter, energji dhe disiplinë taktike. Futbollistët e Klubit të Futbollit Shiroka vazhduan të kërkojnë hapësirat në fazën e tranzicionit duke shfrytëzuar lojën në krahë, por ndërkohë që nga ana tjetër Vllaznia B e rritë më shumë lojën sulmuese duke ia shtuar më shumë bukurinë takimit.

45 minuta këto që prodhuan katër gola, tre në portën e Shirokës me autorë Aina, i dyti për të këtë në këtë ndeshje, Papaj dhe Hoti. Ndërkohë, në kampin shirokas kemi vetëm një gol në këtë pjesë të dytë me autor Leka, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me fitoren e kuqebluve me rezultatin 4 me 3 në favor të Vllaznisë B. Përtej rezultatit, miqësorja në fjalë ishte një test serioz për të dyja skuadrat, të cilat janë kundërshtare në grupin A të kategorisë së dytë, madje mund të konsiderohen edhe rivale direkte me objektivin e kualifikimit në kategorinë e parë.

(Video) Përmbledhjen e miqësores Vllaznia B-KF Shiroka(4-3) të luajtur në stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img