Basania FC, rikthen Fatjon Hasanin. Trajneri që e shpalli kampion në Kategorinë e Tretë merr postin e Drejtorit Teknik. Dyshja e trajnerëve Mani-Kola, vazhdon detyrën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Basania FC, përfaqësuese e zonës së Bushatit, pjesë e territorit të Bashkisë Vau Dejes ka bërë lëvizjen e parë në prag të fillimit të përgatitjeve për sezonin sportiv 2025-2026. Dhe, këtë e ka bërë duke emëruar Fation Hasanin në postin e drejtorit teknik. Një emër ky që është pjesë e historisë së Basanias, pasi ishte ai që e udhëhoqi si trajner duke e shpallur kampion në Kategorinë e Tretë dhe duke e kualifikuar në garën e Kategorisë së Dytë.

Një lëvizje të tillë e bën të ditur vetë klubi bushatas përmes njoftimit në faqen zyrtare të Basania FC.

– Referuar eksperiencës, pasionit, seriozitetit dhe kontributit të dhënë tek Basania FC në sezonin 23/24, vit në të cilim u shpallem Kampion Kombëtar Kategoria ë Tretë, ishte parashikuar që vitin e kaluar pozicioni drejtorit për Fatjon Hasanin.

– Ja ku jemi dhe e vëmë në zbatim këtë vit këtë format.

– Basania FC e mirëpret, falenderon dhe me shumë besim i urojmë suksese në këtë pozicion të ri prof. Fatjonit

Basania FC 

Ndonëse, nuk ka një komunikim zyrtar, ekipi pritet të drejtohet nga dyshja e trajnerëve që mbylli sezonin e kaluar në krye të Basanias së kategorinë e dytë, Erjon Mani dhe Mario Kola, të cilët së bashku me drejtori Fatjon Hasani kanë nisur nga formatimi i skuadrës për sezonin e ri futbollistik.

Mdërkohë, ajo që bie në sy ka të bëjë me vonesen e fillimit të punimeve në fushën sportive të Bushatit, për të cilën Federata Shqiptare e Futbollit pati premtuar ndërhyrjen në insfrastrukturën e kësaj fushe.

Pasi, më herët, një grup pune i FSHF-së me në krye zv.presidentin Arben Dervishaj ishin në Bushat ku edhe bënë matjet dhe studimet e duhura teknike, në fillim të majit, FSHF ishte përsëri në Bushat.

Këtë radhë, në prezencen edhe të kryetarit të Bashkisë Vau Dejes Kristian Shkreli dhe kryetarit të SHRFSH, Lazër Matija, i premtuan presidentit të Basania FC Ermir Shimaj  që për sezonin e ri sportiv, Bushati do të jetë me një ministadiun. Por, fatkesisht duhet thënë se akoma nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img