Tuesday, August 19, 2025

Besa fiton pjesen e pare te miqesores me Skenderbeun

Lexo

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Besës nisi pa raste dhe e qetë nga të dy skuadrat,madje u deshën minuta të tëra që skuadrat vetëm të qarkullonin topin në fushën e lojës.

Duhet të vinte minuta e 18-të që Besa të shtangte Skënderbeun,teksa është Çinedu që pas një gabimi të mbrojtjes i ndodhur në zonë gjuan dhe 0-1 për Besën.
Pas avantazhi të miqve është Skënderbeu që përpiqet të fitojë terren,por sërish pa raste në 16-të metra e fundit të portës kavajasve. I vetmi moment delikat në portën e Besës është ai i minutës së 34-të,teksa pas një goditje dënimi në hyrje të zonës Nasr për Skënderbeun gjuan por vetëm këndore.
Në fakt goditjet e këndit në pjesën e parë për Skënderbeun kan qenë të shumta por pa rezultat.
Një pjesë e parë që përfundon me avantazhin e Besës,por me lojë të dobët në fushë nga të dy skuadrat,teksa më e fituar ka dalë Besa që udhëheq 0-1 në qytetin juglindor ndaj Skënderbeut vendas.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img