Monday, August 18, 2025

Të mërkurën, derbi, Pogradeci-Skënderbeu. Dy rivalet e kategorisë së parë, testojnë formacionet e tyre në miqësoren e prag të nisjes së kampionatit të Kategorisë së Parë

Lexo

Për Skënderbeun erdhi momenti që të testoj veten në miqësoren e tretë të kësaj faze përgatitore verore, teksa ditën e mërkurë në datën 6 gusht do të udhëtoj pak kilometra, ku e pret Pogradeci dhe kjo do të jetë përballja e derbit juglindor.

Pogradeci-Skënderbeu luhet në stadiumin “Gjorgj Kyçyku” dhe do të startoj në orën 17:30. Është zgjedhur ky orar pasi dihet që stadiumi liqenor nuk ka drita dhe është ora e përshtatshme për një ndeshje testi mes dy ekipeve që do të luajn së bashku sezonin e ri në kategorinë e parë.

Në ndeshjen e parë miqësore kujtojmë që Skënderbeu humbi thellë 0-4 me Strugën. Në të dytën Skënderbeu bëri autokritikë dhe fitoi 3-1 ndaj Besës, me tre golat e fitores të korçarëve në pjesën e dytë.

Kjo është ndeshja e tretë miqësore dhe sigurisht që derbi juglindor pavarësisht se është thjesht një ndeshje miqësore pritet të ketë interes edhe për tifozët në shkallet e stadiumit.

Me pak fjalë të mërkurën e 6 gushtit, Pogradeci-Skënderbeu në qytetin e liqenit është miqësorja që do të startoj në orën 17:30.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img