Një tjetër emër që është përfolur edhe më parë në ambientin e Vllaznisë është rishfaqur sërish. Fjala është për Sebastjan Spahiun, mesfushorin shkodran që deri para pak kohësh ishte pjesë e Mes Rafsanjan në Iran.
25-vjeçari i lindur në Belgjikë ka shkëputur marrëdhëniet me belgët e tashmë është një lojtar i lirë. Dhe tashmë është një objektiv i “lakmueshëm” nga ekipe të ndryshme të Superiores. Përjashtim nuk bën as Vllaznia që duket se do të tentojë të marrë fantazistin në Shkodër, qytetin e tij të origjinës.
Për Spahiun ky do të ishte një rikthim në Superiore, ku më parë ka mbajtur veshur fanellat e Laçit dhe Egnatias në vendin tonë. Megjithatë gjithçka për momentin qëndron vetëm në kuadrin e zërave sepse një ofertë zyrtare në drejtim të Spahiut mungon nga Vllaznia. Me shkodranët që do të presin deri në minutën e fundit për Sherif Kallakun, që është objektivi kryesor i merkatos së kuqebluve.
PANORAMASPORT.AL