Sunday, August 17, 2025

KF Shiroka, nuk ndalet, zyrtarizon shtatlartin Kledi Dibra, kapitenin dhe pikën më të fortë disa vjeçare të Besëlidhjes

Lexo

KF Shiroka e ka seriozisht. Fillimi i fazës përgatitore për sezonin sportiv, 2025-2026, ka treguar qartë se presidenti i këtij klubi, Ergi Axhani se ka në projekt ndërtimin e një skuadre, e cila nuk duhet ta diskutojë kualifikimin në kategorinë e dytë.

Pasi zyrtarizuar më herët argjentinasin, Matías Tatangelo në pozicionin e Drejtorit Sportiv dhe Ardit Manin si trajner të parë, mbrëmjen e së premtes ka zyrtarizuar blerjen më të spikatur që prej krijimit të KF Shiroka.

Bëhet fjëlë për shtatlartin Klejdi Dibra, shtylla kryesore për pesë vite me radhë, si kapiten i Besëlidhjes, i cili falë vlerave të tij, mund të ishte fare mirë edhe pjesë e një ekipi superlige.

“Mirësevjen, Klejdi Dibra!
Klejdi Dibra është zyrtarisht lojtari më i ri i ekipit tonë! Pas një eksperience të gjatë në kampionatin shqiptar, ai i bashkohet skuadrës sonë për të dhënë kontributin e tij. Mirë se erdhe, Klejdi!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Shiroka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img