Sunday, November 24, 2024

Sporti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare, legjenda e boksit, kampioni, trajneri, gazetari, shkrimtari dhe komentatori i famshëm, Ahmet Golemi

Lexo

Sporti shqiptar dhe në veçanti disiplina e boksit është në zi. Mëngjesin e sotshëm është mësuar për ndarjen nga jeta në moshën 85 vjeçare të një prej figurave më të njohura dhe të dashura të sportit të boksit, Ahmet Golemi. Në rininë e tij, Ahmet Golemi fitoi 5 herë titullin kampion kombëtar, ndërkohë që 4 herë ishte nënkampion. Një boksier i stilit krejt të veçantë që falë edhe konstruktit dhe talentit që dispononte, me të drejtë e kanë krahasuar me Kasus Klejn e madh të boksit botëror.

Në vijim, karriera e tij sportive do të vazhdonte si trajner dhe gjyqtar i boksit. Ndërkohë që falë nivelit të lartë intelektual që dispononte,  Ahmet Golemi do të shfaqej si gazetar dhe shkrimtar po aq i zoti dhe më së shumti si komentator që ishte edhe pasioni i madh i tij. Zëri dhe mënyra profesionale e të komentuarit në ekranet e televizorit, qoftë të ndeshjeve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare do të mbahen mend gjatë nga sportdashësit.

Ahmet Golemi ishte dhe do të mbetet edhe ndër miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit më të mëdhenjë të boksit shkodran. Ai ka qënë vazhdimisht i mirëpritur në qytetin e Shkodrës duke bashkëpunuar me kryetrajnerin e Vllaznisë dhe të kombëtares, Zef Gjoni, si dhe miqtë e kolegët e afërt të brezit të tij, Shyqyri Halili, Dervish Hefovija, Viktor Martini, Ramiz Halili, Mark Pishkashi, etj. duke dhënë ndihmesën e tij për rritjen e boksit shkodran në nivelet e larta cilësore.

Falë vlerave që dispononte, përfshirë edhe ato të sfidimit të regjimit komunist që e burgosi me pa të drejtë, por që arriti të mbijetonte me dinjitetin e tij të lartë intelektual dhe sportive Ahmet Golemi, është nderuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me Titullin e Lartë, “Meshtër i Madh”.

Veru Sport i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes “Golemi” për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe komunitetit të boksit shqiptar për humbjen e një kollosi të tillë të përmasave të mëdha si Ahmet Golemi.

Pushofsh në paqe, kampion!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img