Tuesday, April 16, 2024

(Video) Kupa Luigj Preçi-Avni Shabani. Gazetarët sportiv nderojnë ish kolegët e tyre të ndarë nga jeta. Flasin organizatori i eventit, Dëfrim Methasani, si dhe komentatorët e futbollit, Rrok Preçi dhe Andi Shabani

Lexo

Përmes një aktiviteti organizuar në kompleksin sportiv, “Bahçallëk Arena” të qytetit të Shkodrës, gazetarët sportivë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë përkujtuar dy ish kolegët e tyre Luigj Preçi-Avni Shabani ndarë kohët e fundit nga jeta. Në Turneun në fjalë i organizuar nën patronazhin e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani morën pjesë 4 ekipe. Në gjysmë finale, RTKosova mundi ekipin e gazetarëve të Shkodrës 4-0 dhe TV Klan mundi 8-1-Ora News.

Finalja mes RT Kosova-TV Klan, pas barazimit të kohës së rregullt 0 me 0, nxori fitues me penallti 3-4, TV Klan duke u shpallur fitues i Kupës “Luigj Preçi”. Fatos Preniqi është shpallur lojtari më i mirë dhe njëherësh është fitues i Trofeut “Avni Shabani” së bashku edhe me portierin më të dalluar Driton Bunjaku, që të dy nga Radio Kosova. Me diplomë u nderuan edhe shënuesi më i dalluar i Turneut, Elton Dardha nga TV Klan me 4 gola, si dhe dyshja e gjyqtarëve, Ditmir Grimci-Jetmir Podgorica.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img