Sezoni i ri i Abisnet Superiore ngriti siparin ditën e djeshme me sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias, përballje që u fitua nga shkodranët me shifrat 2-0. Ndërkohë ditën e sotme do të vazhdohet me dy ndeshje të tjera, që jan të vlefshme për javën e parë.
E gjithë vëmendja do të jetë në aksin Ballsh-Elbasan. Në “Adush Muça” të Ballshit në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Bylis dhe Tirana. Një duel, ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren për ta nisur siç duhet kampionatin.
Ndërkohë në orën 20:00 të gjithë do të jenë sy e vesh nga “Elbasan Arena”. Elbasani do të pres Flamurtarin për të zhvilluar mes tyre një ndeshje mjaft të luftuar dhe spektakolare. Kjo sfidë do të shënojë edhe rikthimin e vlonjatëve në elitë pas pesë vitesh,duke i dhënë kampionatit një tjetër bukuri.
Abissnet Superiore vijon të dielën me çiftin Partizani-Vora, e planifikuar të luhet në orën 20:00, ndërsa sfida tjetër e Superiores, Teuta-Dinamo City është shtyrë më datë 5 shtator, për arsye të ndeshjeve europiane të Dinamos.
Fatos LAMAJ