Bylis-Tirana 0-0
Bylisi dhe Tirana ndahen në paqe, në debutimin sezonal në Abissnet Superiore. Ndeshja e luajtur në “Adush Muça” dhe e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar dhe e mbushur me emocione, por kanë munguar golat.
Përfundon në barazim të bardhë 0-0 sfida e parë e kampionatit për Bylisin dhe Tiranën. Vendasit kanë qenë më kërkues dhe i janë afruar disa herë golit me Malomon dhe Uallison, ndërsa Tirana godet shtyllën me Patsatsia në fundin e pjesës së parë.
E njëjta tablo është edhe në pjesën e dytë. Mallakstriotët sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit, por nuk arrijnë që të mposhtin portierin Tafas. Bardheblutë mundohen të godasin në kundërsulm, por pa arritur që të finalizojnë si duhet rastet e krijuara.
Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida me dy skuadrat që marrin nga një pikë në ndeshjen hapëse të sezonit. Interesant është fakti se 15 lojtarë të huaj (te të dyja skuadrat) nisën ndeshjen si titullarë në këtë përballje.