Monday, August 25, 2025

Partizani vuan, por merr një 3-pikësh të rëndësishëm në javën e parë të Abissnet Superiore. Mund Voren 1-0 në “Arena Demave”

Lexo

Partizani nuk shkëlqen, por arrin që të nisë me fitore sezonin e ri në kampionatin Abissnet Superiore. Trajneri Mladen Milinkoviç debuton me fitore në krye të skuadrës kryeqytetase, pasi “të kuqtë” mposhtin 1-0 Vorën në “Arenën e Demave” dhe marrin tre pikët në ndeshjen e parë në kampionat.

Një autogol i Repajt në minutat e para të takimit, prish festën e Vorës, që luajti ndeshjen e parë në historinë e klubit në elitën e futbollit shqiptar.

Partizani arrin të zhbllokojë shumë shpejt ndeshjen. Repaj devijon në portën e tij një top të krosuar në zonë, duke shënuar autogol. Vora nuk demoralizohet dhe i afrohet golit të barazimit me Kasallën.

Në pjesën e dytë miqtë kërkojnë golin e barazimit, por nuk arrijnë që të shfrytëzojnë rastet e krijuar. Pa shkëlqim, Partizani fiton minimalisht 1-0 sfidën e parë të kampionatit. Vora duhet të presë, që të provojë shijen e pikëve në elitë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img