Vllaznia në futboll femra, ka lënë pas fitoren ndaj kampiones së Luksemburgut Racing Union me rezultatin 3-1, për grupin e katërt të UEFA Ëomen’s Champions League që i siguroi të vijojë garën europiane dhe tashmë po përgatitet për turin e parë të UEFA Ëomen’s Europa Cup.
Shorti e ka vënë përballë skuadren ukrainase FC Kolos Kovalivka, nënkampione e kampionatit të Ukrainës, e cila ka një përvojë në ndeshjet europiane.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka, bën të ditur se pas marrëveshjes mes dy klubeve, dy përballjet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, përkatësisht më datat 11 dhe 18 shtator.
Në lidhje me gjendjen e skuadrës, trajneri Leka bën sqaron se Vllaznisë do t’i mungojë të ditur se përpos dëmtimit të Aidena Mustafës që mungon, pjesa tjetër e skuadrës është gati, por pritet që presidenti Lazër Matija të përforcojë skuadrën me futbolliste të tjera të huaja.
Për trajnerin Leka, largimi i konkurimit nga UEFA Ëomen’s Champions League, nuk ishte i drejtë, pasi skuadra bëri maksimumin, por gjithësesi, objektivi i tyre është të ecë sa më lart në kompeticionin tjetër europian, “Europa Cup”.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.