Vllaznia-Skënderbeu 3-1(25-17, 29-27, 16-25, 25-22)
Mungesat e tre lojtarëve titullarë: Lleshi, Lugajt dhe Bazhdari, të larguar në merkaton e veres në drejtim Studentit, Gjilanit në Kosovë, dhe Kanadasë, nuk e kanë penguar Vllazninë e volejbollit meshkuj ta nis me fitore Kampionatin Kombëtar të Superligës për nsezonin 2025-2026.
Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, sfiduan ne javen e pare Skenderbeun e Korçës.
Ndeshja e luajtur paraditen e se shtunes ne pallatin e sportit Qazim Devishi eshte mbyllur me rezultatin 3-1 ne favor te kuqebluve.
Vllaznia fiton dy setet e para, perkatesisht 25-17 dhe 29-27. Skenderbeu fiton setin e trete 16-25, nderkohe qe Vllaznia, edhe pse nuk e nis mire setin e katert, pushimet e kerkuara nga trajneri Kalaja, kthejne avantazhin ne favor te tyre duke fituar setin 25-22 duke fituar te gjithe ndeshjen me rezultatin 3-1.
Për t’u theksuar ishte së në radhët e kuqebluve, në sfidën ndaj Skënderbut luajti edhe volejbollisti i ardhur në orët e fundit nga Venezuaela, Daniel Sierra, për të cilin përshtypjet e para ishin pozitive, ndërkohë q ënë kampin kuqeblu janë në pritje edhe të dy përforcimeve të tjera.
(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit meshkuj, Vllaznia-Skënderbeu(3-1). Java e parë e Superligës, 2025-2026.