Thursday, September 18, 2025

Kolos Kovalivka (Ukrainë)- KFF VLLAZNIA. E mërkure, 17 shtator, ora 18:00 në “Loro Boriçi”. Ndeshja e dytë e “UEFA Women’s Europa Cup”, Turi i Parë. Hyrja falas!

Lexo

Vllaznia e futbollit femra është shumë pranë kualifikimit në Turin e Dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Pasi ka kaluar me sukses ndeshjen e parë duke e fituar me rezultatin e pastër 2 me 0 ndaj ekipit nënkampion të Ukrainës, KOLOS KOVALIVKA, falë golave mjeshtrorë të Teresa Dedes dhe Megi Doçit, pasditen e së mërkurës do të luajë ndeshjen e dytë me skuadrën në fjalë.

Një sfidë kjo shumë e rëndësishme, pasi në përfundim të saj, do të përcaktohet skuadra që kalon në Turin e Dytë të “Europa Cup”.

Avantazhi 2 me 0 në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” i jep Vllaznisë sigurinë dhe avantazhin të jetë më afër kualifikimit, por gjithësesi, në kampin kuqeblu, qëndrojnë me “këmbë në tokë”, duke deklaruar se janë edhe 90-të minuta për t’u luajtur.

Që do të thotë, se Vllaznia e dirigjuar në pankinë nga trajneri Nikolin Leka dhe në fushë nga kapitenia Megi Doçi, do ta kërkojë kualifikimin me një fitore tjetër, edhe në ndeshjen e kthimit.

Nisur nga situata e gjendjes së luftës në Ukrainë, falë marrëveshjes dhe mirëkuptimit me klubin nënkampion ukrainës, edhe ndeshja e dytë e Turit të Parë të “UEFA Women’s Europa Cup” në mes KOLOS KOVALIVKA dhe Vllaznisë, do të luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.

Në mbyllje, edhe një njoftim i rëndësishëm për tifozërinë shkodrane, ku KFF Vllaznia, bën të ditur se për ndeshjen në fjalë, KOLOS KOVALIVKA-Vllaznia, hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” është falas.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img