Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, pas ndeshjes, Teuta-Vllaznia 1-1
“Të vjen keq, se kishim raste si në pjesën e parë, edhe në të dytën. Në tranzicion 3 kundër 2, me cilësi që kemi, nuk duhet të ndodhë që të humbim ato raste. Por gjithsesi, ky është futbolli.
Të them të drejtën, nuk është se përgatita ekipin të ulej poshtë. Ne, kartonët e verdhë të Melos, Gjinit, Kastratit, Gurishtës e Krymit, na hoqën luftën për topin e parë. E dinim që mund të dilte ndonjë me të kuq, duke rënë agresiviteti me sulmuesit, lënia pas shpinë ishte e vështirë, lufta nuk ishte e pjesës së parë. Kishim 2-3 raste të mbyllnim ndeshjen, ajo që ngadalësoi lojën, që nuk bëmë presing, është fakti që tre lojtarët e qendrës u ndëshkuan shpejt me karton të verdhë dhe doli pak nga mënyra e lojës tonë.
Ne e bëmë një lojë të tillë sepse dy ditë më parë na u dëmtua Bismark në stërvitje dhe na ndryshoi disa gjëra. Normalisht cilësia e Kallakut, Muratajt e Malës është të përdorim këtë lojë dhe ta bëjmë në stërvitje shpesh. Duhet theksuar që në momentet e fundit duhet të dalë në pah vendosmëria e agresiviteti për të fituar pikët. Dalja me karton të kuq na dëmtoi shumë. Komplimente Teutës që ka bërë një ekip të mirë, pavarësisht se ne kishim mundësi të fitonim, por i komplimentoj dhe bravo u qoftë.
Bismrak? E kishim lënë deri në fund nëse do futej apo jo, i kishim provuar të dy modulet e lojës. Ai sot pësoi goditje në të njëjtin vend por besoj se nuk është shqetësuese dhe do të jetë gati të shtunën tjetër”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.



