Fitorja në transfertë me Partizanin 0-1, e ka graduar AF Elbasanin në vendin e parë të “Abissnet Superiore” pas Javës e katërt, ndeshjet e së cilën u mbyllen mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Teuta – Vllaznia, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Kuqeblutë humbën rastin të ishin të vetëm në vendin e dytë me 9 pikë, por goli i pësuar në shtesë në “Niko Dovana” e mban Vllazninë në vendin e dytë me 7 pikë, aq sa kanë edhe Vora dhe Egnatia, skuadra këto, të cilat fituan respektivisht ndaj Flamurtarit dhe Tiranës.
Teuta është e pesta me 6 pikë, Dinamo dhe Partizani në vend të gjashtë dhe të shtatë me nga 4 pikë, Bylis i teti me 3 pikë, ndërkohë që mbyllin tabelën e klasifikimit, Flamurtari dhe Tirana nga 2 pikë.


