Taulant Seferi ka qenë protagonisti kryesor në suksesin e Bodrumspor përballë Vanspor në Liga e Parë turke
Sulmuesi shqiptar ka shënuar nga një gol në çdo pjesë, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij.
Seferi ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe me këtë dygolësh ngjitet në kuotën e 5 golave në 7 ndeshje të luajtura në kampionat. Titullar për Bodrumspor në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti.



