Thursday, November 20, 2025

Zyrtare-Ish futbollisti i Vllaznisë Ditmar Bicaj, prezantohet si trajner i Lushnjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ish futbollisti i Vllaznisë dhe i disa skuadrave, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Ditmar Bicaj, është zyrtarisht trajner i ekipit të Lushnjes. Në fakt, prej ditësh thuhej se Ditmar Bicaj ishte një kandidaturë për stolin e Lushnjes, por vetëm sot u konkretizua gjithçka. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale klubi i Lushnjes ka bërë me dije se Bicaj do të jetë trajneri i ri i skuadrës.Ditmar Bicaj, vjen në këtë detyrë, pas përvojës së krijuar në Burrel në sezonin 2024-2025 dhe me eksperiencën e gjatë si futbollist dhe sukseset e arritura në pankinë, ai ka pritet të japë një kontribut të çmuar në krye të skuadrës lushnjare për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për ta rikthyer skuadrën në elitën e futbollit shqiptar.

Vetë Bicaj, është shprehur i kënaqur me marrjen e kësaj detyre, teksa shkruan: “Pershendetje te gjitheve!Nga Sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene, Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img