Thursday, November 20, 2025

Kategoria e Parë-Ndeshjet e Javës së gjashtë, luhen në dy ditë, e premte dhe e shtunë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në bazë të kalendarit zyrtar të FSHF ndeshjet e javës së gjashtë do të luhen të ndara në dy ditë,të premten dhe të shtunën.

Java e gjashtë do të hapet të premten me Pogradecin që do të pres në shtëpi Luftëtarin,ndërkohë që njëkohësisht në Laç vendasit do të presin Apoloninë,ndërsa të dyja takimet do të startojnë në orën 14:00.

Kategoria e parë do të vijojë më pas ditën e shtunë me katër ndeshjet e tjera,teksa të gjitha ndeshjet do të luhen po në orën 14:00.

Skënderbeu do të pres të shtunën në shtëpi Kukësin,një ndeshje që duket e lehtë në letër,por këtë do ta tregojë fusha e lojës.

Në të njëjtën orë, Iliria do të pres Besën,Burreli pret Korabin dhe Lushnja do të ketë përballë Kastriotin në fushën e vet.

Kalendari i Javës së 6-të të Kategorisë së Parë

Të premten

Pogradeci-Luftëtari(14:00)

Laçi-Apolonia(14:00)

Të shtunën

Skënderbeu-Kukësi(14:00)

Iliria-Besa(14:00)

Burreli-Korabi(14:00)

Lushnja-Kastrioti(14:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img