Vllaznia-Besëlidhja 73-89(13-20, 20-18, 21-21, 19-30)
Vllaznia: Justin Thomas, Ashton Parker, Klajd Kiri, Robert Shestani, Arlando Arnold, Sead Kopliku, Edrion Kuçi, Julian Bryant, Sidrit Piranej, Bujar Tafa, Jordi Preka, Samuel Bazhdari. Trajner: Eni Lazani.
Besëlidhja: Prodani, Edmonds, Hamati, Alimani, Hysa, Dean, Grazhdani, Stokes, Hajdari, Heba, Lilaj, Enes Bilali. Trajner: Afrim Bilali
Gjyqtar: Edison Gjoni, Gilbert Hoxha, Ani Balliu
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Vllaznia-Besëlidhja ka hapur sezonin e ri të basketbollit për meshkuj, takim ky i luajtur mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.
Një ndeshje që nis më mirë për lezhjanët që shënojnë koshin e parë me vlerë dy pikësh, por që më pas të dy skuadrat kundërshtare gabojnë në një sërë sulmesh duke bërë që rezultati 2-0 për Besëlidhjen të qëndrojë përrreth tre minuta në tabelën elektronike.
Më pas loja zhbllokohet, për t’u mbyllur perioda e parë me fitoren e lezhjanëve me rezultatin 13 me 20. Dhjetë minutëshi i dytë i lojës prezanton në fushë një Vllazni tjetër, ku Robert Shestani, Justin Thomas, Ashton Parker, Klajd Kiri, Arlando Arnold, Julian Bryant që përbënin bazen e skuadres, dalin fitues të periodës së dytë me rezultatin 20 me 18.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin prej tre pikësh nga skuadra lezhjane me shifrat 33 me 38, ndërkohë që pjesa e dytë vijon me të njëjtin ritëm si në periodën e dytë. Rivaliteti është i pranishëm pikë pas pas pike, aq sa në mbyllje të periodës së tretë, rezultati është i barabartë 21 me 21.
Djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Eni Llazani, diktojnë në fushën e lojës dhe aty nga mesi i periodës së katërt, jo vetëm që e barazojnë rezultatin, por arrijnë të marrin avantazhin duke tronditur seriozisht Besëlidhjen absolute të basketbollit shqiptar.
Fati i keq i Vllaznisë është që në momentin më të mirë të saj, vjen dëmtimi i Ashton Parker, i cili me shpatull të fashuar largohet nga fusha e lojës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Falë edhe disa shërdorimeve radhazi në sulm nga ana e kuqebluve, Besëlidhja me Julian Hamatin, më të mirin në fushën e lojës tregohet e saktë nën kosh si dhe në precision tre pikëshe duke përmbysur gjithçka, madje duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me meritë me 16 pikë diferencë në favor të saj.
Në përfundim të ndeshjes, është organizuar ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari i dorëzon kupën kapitenit të Besëlidhjes, Hamati.



