E nisur mbrëmjen e djeshme me derbin kryeqytetas, Partizani-Tirana, takim i fituar nga bardheblutë me rezultatin 0-3, java e gjashtë e “Abisnet Superiore” vijon ditën e sotme me dy ndeshjet e radhës.
Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Tiranë dhe Shkodër.
Në “Selman Stërmasi” do të përplasin brirët mes tyre Dinamo dhe Flamurtari, duel ky që do të startojë në orën 15:30.
Një duel shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, ku ekipi i Ilir Dajës do të tentoj vazhdimësinë, ndërsa kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për tre pikët për të siguruar edhe fitoren e parë sezonale.
Nga krahu tjetër në “Loro Boriçi” do të përballen Vllaznia-Elbasani.
Një tjetër duel i rëndësishëm dhe shumë i veçantë. Shkodranët dhe elbasanasit do të luftojnë kokë më kokë për triumfin,gjë e cila do tu jepte edhe vendin e parë në kampionat.
Aktualisht ekipi i Ivan Gvozdenoviç kryeson me 11 pikë,1 më shumë se kuqeblutë.
Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.
Abissnet Superiore – JAVA 6
Dje, e premte, më 3 tetor
Partizani – Tirana 0-3
Sot, e shtunë, më 4 tetor
Dinamo City – Flamurtari 15:30
Vllaznia – AF Elbasani 19:00
Nesër, e diel, më 5 tetor
Vora – Egnatia 14:00
Teuta – Bylis 17:00
Fatos LAMAJ



