Sektori i gjykimit pranë FSHF-së ka caktuar si arbitër kryesor në supersfidën e javës së gjashtë të Superiores, Vllaznia-Elbasani, arbitrin kryeqytetas, Juxhin Xhaja.
Ndihmës të tij do të jenë: Rejdi Avdo(Tiranë) dhe Orgest Grabova(Fier), ndërsa arbitër i katërt është Gerard Çokaj(Lezhë). Në sistemin VAR është Albert Doda(Tiranë) dhe AVAR, Erjon Bastari(Tiranë)
Delegat është Andi Zëre(Tiranë) dhe Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Fatos LAMAJ



