Thursday, November 20, 2025

Kategoria e Dytë-Java e Dytë/Besëlidhja dhe Tërbuni, barazojnë në shtëpi, ndaj Sopotit dhe Erzenit, Luzi i Vogël mund Naftëtarin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Grupi A i Kategorisë së Dytë ka luajtur sot tre ndeshje, dy prej të cilave kanë dalë barazim.

Interesimi më i madh ka qënë i përqëndruar në Lezhë, aty ku në stadiumin “Besëlidhja, skuadra vendase e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka pritur Sopotin e Librazhdit me trajner Rrahman Hallaqi.

Që të dy skuadrat vinin pas fitoreve në transfertë, lezhjanët në Bushat me Basanian dhe librazhdasit në Pukë me Tërbunin. Edhe pse konsiderohej favorite, Besëlidhja nuk ka mundur të shkojë më shumë sesa barazimi 1 me 1. Vendasit nuk kanë arritur të mbajnë avantazhin e krijuar nga Akansase në të pestën minutë, sepse në të 42-tën është Abdoulaje që barazon për Sopotin.

Barazimi tjetër është regjistruar në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, por ndryshe nga Lezha, këto barazimi është pa gola, 0-0.

Ndërkohë, Luzi i Vogël 2008, fiton minimalisht 1-0 ndaj Naftëtarit me golin e shënuar nga Konate në të 29-tën.

Rezultatet e javës së Dytë të Kategorisë së Dytë

BESËLIDHJA 1-1 SOPOTI(5′ Akansase/ 42′ Abdoulaje)

TËRBUNI 0-0 ERZENI

LUZI 2008 1-0 NAFTËTARI (29′ Konate)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img