Sunday, December 7, 2025

Trajneri Silvinjo, pas fitores me Serbinë: “Është një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme. Krenar për të gjithë lojtarët, ata që luajtën e jo!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, 0-1

“Është një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme. Krenar për të gjithë lojtarët, ata që luajtën e jo. Sot ishte shumë e bukur, gjëja e vetme është vetëm hapi i bukur i rëndësishëm. Na mbeten edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme, mbaroi kjo, ka edhe më të vështira, më të rëndësishme. Nuk kemi mbaruar ende. Mungon shumë, është një grup ku deri në fund… Diçka që jam krenar është se mendoj se në kualifikueset e Botërorit shkojmë në të dy të fundit në gjendje për të luftuar për play-off.

Pamë që kjo është skuadër që luan një kundër një. Broja përfitoi në ndeshjen e parë, Bajrami bëri më mirë kundër Letonisë, e Hoxha në një kundër një. I vetmi që sulmon hapësira është Uzuni. Pastaj pamë dhe rishikuam dhe vendosëm për të dhe ai bëri mirë të dy pjesët e lojës.

Skuadra ishin 6 ditë, përveç videove, ishte gjithçka shumë e shpejtë, precize. Kjo ishte një ndeshje që duhej përgatitur për të fituar, por edhe jo për ta humbur, për të qëndruar në lojë. Janë skuadër me lojtarë të mirë, situata e parë me Vlahoviç në zonë, për pak mund të bëhej situatë goli. E kemi menaxhuar mirë që të përballonim presingun, ne të gjithë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe e kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje. Duheshin bindur lojtarët që në ditën e parë që mund të fitonim këtu, ky ishte inputi i parë”, tha Silvinjo për TV Klan pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img