Thursday, October 30, 2025

(Video) Shkodra nderon Vildan Tufin-Kupa e Ikonave për nder të figurës së spikatur të atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare. “Mirënjohje” për veteranët Engjëll Çeka dhe Besnik Dashja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në harkun kohor të dy javëve, Shoqata Sportive e Atletikës “Vllaznia”, nderon dy figura të spikatura të sportit shqiptar që i përkasin disiplinës së atlertikës. Pas Kupës së Ikonave “Feti Dizdari” të javës së kaluar, këtë fundjavë  është organizuar Kupa “Vildan Tufi” – Dita e Kërcimeve.

Një aktivitet ky me iniciativë të Shoqatës Sportive e Atletikës “Vllaznia” i mbështetur nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptaree Atletikës, në kuadër të projektit  “Shkodra – Qyteti Europian i Sportit 2025”.

Një aktivitet homazh për Profesor Vildan Tufin, një personalitet i shquar i atletikës shqiptare, një figurë e ndritur e sportit dhe edukimit, që i ka dhënë lavdi qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë.

Garat e zhvilluara pasditen e së premtes në Stadiumin “Loro Boriçi”  të Shkodrës dhuruan emocione, kryesisht në disiplinën e kërcimeve, aty ku duhet theksuar që spikati edhe mbesa e Vildan Tufit, Elois Heta, e cila u shpall kampione në kërcim së gjati.

Në këtë veprimtari kushtuar figurës së madhe të Vildan Tufit, Shoqata e Atletikës Vllaznia nderoi edhe dy veteranët e atletiëks, Engjëll Çeka dhe Besnik Dashja.

Pavarësisht kushteve atmosferike jo të mira, kjo nuk e uli aspak entuziazmin e sportistëve të rinj, të cilët dhanë më të mirën e tyre në pistë dhe kërcime, duke treguar pasion, forcë dhe dëshirë për fitore.

Rezultatet Teknike:

Kërcim së gjati – U13 (Vajza)

  1. Luna Rrotani – Vendi 1-rë
  2. Jora Tufi – Vendi 2-të
  3. Ester Curri – Vendi 3-të

Kërcim së gjati – U13 (Djem)

  1. Marin Kozmai – Vendi 1-rë
  2. Lounis Kabuni – Vendi 2-të
  3. Lorik Heta – Vendi 3-të

Kërcim së gjati – U16 (Vajza)

  1. Elois Heta – Vendi 1-të
  2. Roah Bashli – Vendi 2-të
  3. Amela Trumçi – Vendi 3-të

Kërcim së gjati – U16 (Djem)

  1. Andrea Nenshati – Vendi 1-rë
  2. Markus Pohja – Vendi 2-të
  3. Elmas Rakiqi – Vendi 3-të

Kërcim së gjati – U20 (Femra)

  1. Figalia Gjati – Vendi 1-rë
  2. Sara Kenga – Vendi 2-të

Kërcim së gjati – U20 (Meshkuj)

  1. Mario Cepi – Vendi 1-rë
  2. Elizeo Spathari – Vendi 2-të

Kërcim 3-hapësh – U20 (Meshkuj)

  1. Elizeo Spathari – Vendi 1-rë
  2. Mario Cepi – Vendi 2-të

Në mbyllje të aktivitetit, drejtuesi i Shoqatës Sportive të Atletikës “Vllaznia”, Albert Marashi, ka përcjellë urimet e përzemërta për të gjithë sportistët pjesëmarrës për përkushtimin dhe rezultatet e arritura!

Një falënderim i veçantë për trajnerët, gjyqtarët dhe organizatorët që, me punë dhe pasion, mundësuan zhvillimin e një aktiviteti dinjitoz në nder të ikonës së atletikës shqiptare – Profesor Vildan Tufi.

(Video) Pamjet nga Kupa e Ikonave Vildan Tufi, ceremonia “Mirënjohje” për veteranët Engjell Çeka dhe Besnik Dashja, si dhe intervistat me Andris Tufin(djalin e Vildan Tufit), veteranët Çeka dhe Dashja, presidentin e FSHA Izmir Smajlaj, kryetrajnerin e Vllaznisë Albert Marashi dhe mbesen e Vildan Tufit, kampionen Elois Heta, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img