Sunday, December 7, 2025

Fitorja në Ballsh, Vllaznia shkëputet e vetme në krye të renditjes me 16 pikë, 2 më shumë sesa Egnatia dhe 5 nga Teuta, Elbasani dhe Dinamo

Lexo

- Reklamë -spot_img

Rezultatet e tre ndeshjeve të para të javës së shtatë të Superiores, me fitoren e Vllaznisë ndaj Bylisit, si dhe barazimet 0-0 në dy çiftet e tjera: Egnatia-Dinamo dhe Tirana-Teuta, pavarësisht nga pritshmëritë e dy takimeve që do të luhen të dielën: Elbasani-Vora dhe Flamurtari-Partizani, kanë fiksuar kuqeblutë në krye të tabelës së klasifikimit me 16 pikë.

Pas Vllaznisë, në vend të dytë renditet Egnatia me 14 pikë, ndërkohë që më poshtë janë Teuta, Elbasani dhe Dinamo me nga 11 pikë.

Referuar takimeve të së dielës, e vetmja mundësi për ndryshim të pozitave të skuadrave të kreut ka të bëjë me Elbasanin, i cili nëse arrin të mposhtë Vorën me fitore tre pikëshe barazohet me Egnatian e vendit të dytë që është në kuotën e 14 pikëve, por pa mundur të kapë Vllazninë e vendit të parë me 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img