Elbasani rikthehet te fitorja, mund Bylisin 2-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas tre ndeshjeve pa fitore në Superiore, Elbasani është rikthyer te suksesi duke mposhtur Bylisin me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic e nisi mirë ndeshjen dhe shfrytëzoi në mënyrën më të mirë epërsinë numerike pas daljes me karton të kuq të Brunos për miqtë.

Në minutën e 26-të, Diallo kaloi Elbasanin në avantazh me një goditje dënimi të saktë, ndërsa në minutën e 38-të, ai dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 për vendasit.

Në pjesën e dytë, Bylisi u përpoq të reagojë dhe arriti të ngushtojë rezultatin në 2-1 me golin e Markut në minutën e 51-të, por nuk arriti të barazojë pavarësisht përpjekjeve.

Në minutat e fundit, Elbasani mbeti me një lojtar më pak, pasi Diallo u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme.
Pas kësaj fitoreje, Elbasani ngjitet në kuotën e 14 pikëve pas 8 javësh kampionat, ndërsa Bylisi mbetet me 6 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img