Saturday, October 25, 2025

Bruno Rrotani nderohet nga Federata Europiane e Atletika-MIRËNJOHJE DHE KRENARI PËR ATLETIKËN VLLAZNIA!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i Atletikës Vllaznia shpreh krenarinë dhe urimet më të sinqerta për trajnerin tonë të përkushtuar Bruno Rrotani, i cili është nderuar me çmimin European Athletics Coaching Award 2025, një vlerësim i lartë nga Federata Europiane e Atletikës për kontributin dhe shembullin e tij frymëzues në zhvillimin e këtij sporti.

Ky çmim është një mirënjohje për përkushtimin, pasionin dhe profesionalizmin që trajneri Rrotani ka treguar ndër vite, duke ndërtuar me kujdes e pasion karrierën e shumë sportistëve të talentuar.
Një ndër ta është atleti Franko Burraj, i cili nën drejtimin e trajnerit Rrotani ka arritur rezultate të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, duke përmirësuar disa rekorde kombëtare në garat e 400m dhe 200m, dhe duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat kuq e blu në arenën ndërkombëtare.
Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe dashurisë për atletikën që karakterizojnë shkollën e Atletikës Vllaznia.
Urime trajnerit Bruno Rrotani dhe atletit Franko Burraj për sukseset e arritura dhe për shembullin frymëzues që po japin për brezat e rinj të atletëve!

Ky ishte vlerësimi i ekipit te Atletikes Vllaznia, qe përmes kryetrajnerit Albert Marashi, krenohet per arritjet e kolegut Bruno Rrotani.
Nderkohe, vete trajneri Rrotani, e ka përjetuarv me shume emocion dekorimin e marre nga Federa Europiane e Atletikes, gje te cilen e shpreh ne postimin e tij.Bruno Rrotani nderohet nga Federata Europiane e Atletikes-MIRËNJOHJE DHE KRENARI PËR ATLETIKËN VLLAZNIA!

Ekipi i Atletikës Vllaznia shpreh krenarinë dhe urimet më të sinqerta për trajnerin tonë të përkushtuar Bruno Rrotani, i cili është nderuar me çmimin European Athletics Coaching Award 2025, një vlerësim i lartë nga Federata Europiane e Atletikës për kontributin dhe shembullin e tij frymëzues në zhvillimin e këtij sporti.

Ky çmim është një mirënjohje për përkushtimin, pasionin dhe profesionalizmin që trajneri Rrotani ka treguar ndër vite, duke ndërtuar me kujdes e pasion karrierën e shumë sportistëve të talentuar.

Një ndër ta është atleti Franko Burraj, i cili nën drejtimin e trajnerit Rrotani ka arritur rezultate të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, duke përmirësuar disa rekorde kombëtare në garat e 400m dhe 200m, dhe duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat kuq e blu në arenën ndërkombëtare.

Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe dashurisë për atletikën që karakterizojnë shkollën e Atletikës Vllaznia.
Urime trajnerit Bruno Rrotani dhe atletit Franko Burraj për sukseset e arritura dhe për shembullin frymëzues që po japin për brezat e rinj të atletëve!

Ky ishte vlerësimi i ekipit te Atletikes Vllaznia, qe përmes kryetrajnerit Albert Marashi, krenohet per arritjet e kolegut Bruno Rrotani.
Nderkohe, vete trajneri Rrotani, e ka përjetuar me shume emocion dekorimin e marre nga Federa Europiane e Atletikes, gje te cilen e shpreh ne postimin e tij.

Është një nder i veçantë për mua të vlerësohem nga Federata Europiane e Atletikës, një certifikate mirënjohje për punën time si trajner për rezultatet e larta me atletin Franko Burraj në arenën ndërkombëtarÇdo sukses i tij pasqyron përkushtimin, sakrificën dhe pasionin që kemi investuar së bashku në stërvitje për disa vite.
Ky vlerësim nuk është thjesht një certifikatë – është një njohje që çdo orë pune dhe çdo përpjekje shpërblehen, dhe një motivim i madh për të vazhduar të punoj me të njëjtin pasion.
Faleminderit Franko-s për besimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm.
Ky sukses nuk do te ishte i mundur pa mbështetjen e familjes time,kryetrajnerit te Atletike-Vllaznia Faqja Zyrtare
Z. Albert Marashi Presidentit te Federates Shqiptare te Atletikës Z.Izmir Smajlaj dhe Bashkia Shkodër.
Falemnderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Ky moment më motivon të synoj rezultate edhe më të larta si trajner dhe të vazhdoj të jap gjithçka për atletikën që dua. 🙏❤️

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img