Sunday, November 24, 2024

Futboll Europiani 2023 për 21 vjeçarët / Trajneri Alban Bushi shpall listen, asnjë pjesëtar i Vllaznisë në të

Lexo

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar, në prag të dy ndeshjeve që ekipi Kombëtar i 21 vjeçarëve do të zhvillojë në muajin qershor ndaj Andorrës dhe Bullgarisë në transfertë.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Bushi do të fillojë grumbullimin më 25 maj në kompleksin “Tropikal” ku do të qëndrojë deri me 2 qershor përpara se të udhëtojë drejt Andorrës, për të zhvilluar ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 më 4 qershor. Pas ndeshjes me Andorrën, kuqezinjtë do të nisen drejt Bullgarisë, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me 8 qershor.

Duke folur për listen e lojtarëve të grumbulluar, Bushi u shpreh i kënaqur që nga kampionati shqiptar ka thirrur 8 lojtarë, prej 25 në total. Për t’u theksuar se këtë listë nuk figuron asnjë futbollist nga Vllaznia e Shkodrës, ndërkohë që ka lojtarë nga ekipe të tjera si Turbina, Kukësi, Laçi, Tirana, Partizani, Skenderbeu, Apolonia.

Gjithashtu, ai theksoi se synimi i Kombëtares në këto eliminatore do të jetë vendi i dytë, duke vënë në dukje rritjen e ekipit gjatë këtyre viteve, gjë që u kurorëzua me ngjitjen në një vazo më lart në fund të eliminatoreve të kaluara si dhe furnizimin e ekipit A me lojtarë cilësorë.

Tekniku Bushi u shpreh se në ndeshjen ndaj Andorrës, ekipi do të kërkojë të fitojë, duke parë që në edicionin e kaluar u gabua duke lënë pikë që mund t’i kalonin në fazën play-off, por kësaj radhe skuadra do të jetë e përqëndruar dhe e impenjuar maksimalisht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img