Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’)
Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova
Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi
Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)
Egnatia i ka shkaktuar Teutës humbjen e parë sezonale në Abisnet Superiore. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në shtëpi,në duelin e javës së nëntë,me një gol të shënuar në minutën e 43-të nga Albanese. Siç edhe pritej ndeshja nisi me spektakël, me raste në të dyja portat.
Buriç dha sinjalin e parë për Egnatian,ndërsa Teuta reagoi me Arifin,gjuajtja e të cilit shkoi mbi portë.
Pas gjysmë ore lojë Ruçi dhe Buriç iu afruan avantazhit për Egnatian,por tentativat e tyre,nuk kishin saktësinë e duhur.
Festa për vendasit shpërtheu në minutën e 43-të,ku Kotobelli humb një top në afërsi të zonës dhe Albanese nuk fali,duke e ndalur topin në fundin e rrjetës,pas asistit të mar nga Kastriot Selmani.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat,ndërsa e dyta ishte më e qetë. Durrsakët e kishin të vështirë për të reaguar,ndërsa Egnatia iu afrua edhe të dytit.
Pavarësisht tentativave rezultati mbeti i pandryshuar,me Egnatian që rikthehet te fitorja,ndërsa Teuta pëson humbjen e parë sezonale.
Me këtë sukses,Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë të grumbulluara,ndërsa skuadra e Teutës mban vendin e tretë me 14 pikë.
Fatos LAMAJ



