Thursday, October 30, 2025

Fitoi derbin me Partizanin, trajneri i Dinamos, Ilir Daja: Ndeshje e tensionuar, me shënimin e golit, morëm lojën nën kontroll

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Partizani (2-0)

“Kemi bërë një 25 minutësh të parë goxha të mirë, kemi kontrolluar gjithçka, pastaj e mori iniciativën Partizani, mund të kishim realizuar, duhet të ishim më cinikë. Derbi i sotëm kishte edhe spektakël brenda. Ishte një lojë e tensionuar, me situatat që ndodhnin në të dyja kampet. Me shënimin e golit, morëm lojën nën kontroll.

Në minutat që Partizani filloi të bëhej agresiv me presingun lartë, morëm masat tona, me golin e dytë mbyllëm gjithçka. Partizani ka grup të mirë lojtarësh që luajnë futboll. Ne vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive, vazhdojmë të ngjitemi. Marrim lojtarë nga stoli dhe paraqiten mirë, janë bërë pjesë e grupit. Janë gjëra pozitive. Nuk do bëj mirë të flas për taktikën. Këtë ndeshje e fitojnë lojtarët. Kishim vetëm 2 ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Nuk kemi kohën e duhur për të ndryshuar manovrën në maksimum. Fitorja i shkon të gjithë lojtarëve të mi, luftuan të gjithë bllok dhe të vazhdojmë rrugën drejt objektivave tona.

Ishte më shumë agresiv Maliqi në raport me Lorran, nga poshtë lartë. Kërcimi i Maliqit ishte më i mirë, se atë që bëri Lorran, ndaj kishim më të fortë krahun e djathtë se të majtin.

Nuk kishim veprime individuale. Vila më tha më ngeli topi, i thashë ta zgjidhte me majë. Distanca ishte e afërt. Ishte më shumë pjesa e lodhjes. Lojtarët nuk e kanë fresnikë e duhur. Në momentin që nuk e ke freskinë fizike, zgjidhjet nuk bëhen të gjitha të mira. Ishin të gjithë që i shërbenin njëri-tjetrit”, deklaroi Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img