Thursday, October 30, 2025

Fitoi thellësisht në transfertë ndaj Tiranës, trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenoviç, i kënaqur me lojën e ekipit të tij: Kishim besim dhe e merituam!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, Tirana-Elbasani 1-4

“Isha dy javë i mërzitur tani do jem i lumtur për pak. Sot ishim shumë mirë nga faza mbrojtëse, në ekuilibër, në ajër të fortë, ishim efikasë në sulm, e merituam fitoren, si çunat ashtu edhe stafi im.

Faktikisht ne kemi reaguar mirë edhe përballë Ballshit. Ne vazhdojmë kështu edhe kundër Tiranës. Sot kishim ekuilibër në mbrojtje dhe shumë të fortë e agresivë në ajër dhe poshtë. Në fazën e sulmit shumë mirë, shënuam 4 gola. Edhe kundër Ballshit ishim njësor, por sot ishim më efikas. Lajthia dhe Blaise bënë mirë. Kur ishim mbrapa, kalonim 3-4-3 dhe ishte një avantazh për ne.

Kur Tirana filloi me 3 mbrapa, unë i thashë lojtarit, por Lajthia ishte shumë larg. Ishin 3-4 minuta komunikimi i keq dhe nuk kishim ekuilibër. Ndoshta mund të them që 5-6 minuta nuk ishim të organizuar mirë. Edhe Tirana ka cilësi brenda, por qëndruam mbrapa sepse ishte gabim nga faulli dhe erdhi goli.

Sot ishim me një besim të madh që do fitonim. Edhe kur rezultati ishte 1-2, nuk ishim ne ata që kishim frikë si kundër Ballshit. Madje në Ballsh kishim më shumë stres sesa frikë”, tha Gvozdenoviç për “RTSH Sport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img