Wednesday, November 19, 2025

Abissnet Superiore në RTSH, kalendari dhe kanalet ku transmetohen ndeshjet e javës së 10-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të dielën dhe të hënën do të luhen ndeshjet e javës së dhjetë të Abissnet Superiore, që nis fazën e dytë. Spikat përballja e kreut, midis Egnatias dhe Vllaznisë, që luhet të hënën në Rrogozhinë, ku kampionët synojnë kapërcimin në renditje, nëse kuqeblutë shkëputjen.

Java e dhjetë e kampionatit, që nis edhe fazën e dytë të tij, do të hapet me tri ndeshje që do të luhen të dielën, në 2 nëntor. E para do të jetë ajo midis Tiranës dhe Bylisit, në orën 14.00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe direkt në RTSH Sport. Bardheblutë vijnë pas dy humbjeve radhazi, e fundit 1-4 në “Arenën Kombëtare” me Elbasanin, ndërkohë që nuk fiton që nga 3 tetori, kur arriti suksesin e parë, në derbin me Partizanin. Me 15 gola të pësuar, Tirana është skuadra që e ka nxjerrë më tepër topin nga rrjeta e saj. Bylis, me 9 pikë, tri më tepër se Tirana, fitoi kundër Vorës në ndeshjen e fundit, pas tri humbjeve radhazi. Takimi i parë midis dy skuadra ka përfunduar pa gola.

Në orën 17.00, në “Elbasan Arena”, Dinamo pret Teutën, takim që do të transmetohet në RTSH 1. Blutë nuk humbasin që nga 27 shtatori, pikërisht kundër Teutës, ndërkohë që në katër ndeshjet e fundit nuk pësojnë gol. Teuta, me 14 pikë, tri poshtë Dinamos, ka pësuar vetëm një humbje, javën e kaluar me Egnatian.

Po në orën 17.00, në RTSH Sport, do të transmetohet takimi i Vlorës, ku Flamurtari pret Elbasanin. Kuqezinjtë mbajnë ende vendin e fundit me pesë pikë, por në javën e nëntë mundën Vllazninë. Elbasani, i treti me 17 pikë, vjen gjithashtu nga një fitore e madhe, 4-1 me Tiranën. Ndeshja e parë midis tyre në Elbasan Arena u mbyll 1-0 për verdheblutë.

Të hënën, në orën 17.00 do të jenë dy ndeshjet e fundit të javës. Në “Arenën e Demave” dhe në ekranin e RTSH 2 luajnë Vora e Partizani, me të parën si skuadër pritëse. Vora mban vendin e gjashtë, me 10 pikë, Partizani ka dy më pak. Të dyja vijnë pas humbjeve, Vora me Bylisin, dhe Partizani me Dinamon. Ndeshja e fazës së parë, në të njëjtin stadiumin, përfundoi 1-0 për të kuqtë, vendosur nga një autogol.

Në Rrogozhinë, transmetuar nga RTSH Sport,  do të luhet kryendeshja e javës, e shumëpritura midis Egnatias dhe Vllaznisë, vendi i dytë me vendin e parë, por edhe kampionia me nënkampionen. Vetëm një pikë i ndan skuadrat pas humbjes së shkodranëve në Vlorë dhe rrogozhinasit mund të dalin në krye në rast fitoreje. Ndeshja e fazës së parë në “Loro Boriçi” përfundoi 2-0 në favor të Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img