Europiani i Peshëngritjes në Durrës-Enkilejda Carja, Kampione e trefishtë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Enkilejda Carja është Kampione e trefishtë në peshëngritje e moshës deri në 20 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, kjo në peshën deri në 63 kilogram, ndërsa Carja ka arritur të marrë tre medalje të arta.

Fillimisht ka realizuar 95 kilogram në stilin e shkëputjes. Më pas 96 kilogram dhe në provën e tretë 98 kilogram. Për rrjedhojë dhe dy rekorde europiane të moshës deri në 17 vjeç. Ndërkohë në stilin e shtytjes e nis me 113 kilogram. Vijon me 116 kilogram dhe e mbyll me 118 kilogram. Dhe tre rekorde të tjera europiane dhe e si e tillë edhe në dygarësh është e tillë me 216 kilogram.

Pra tre medalje të arta, teksa në vendin e dytë ishte ukrainesja Daderko, si dhe rusja Pavlovish. Si e tillë Enkilejda Carja ka shkëlqyer dhe tanimë peshëngritja shqiptare pret medalje nga Ertjan Kofsha. Gjithçka erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, sikurse do të vijë të dielën në mesditë dhe gara e Ertjan Kofshës. 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori 2026-Meksika e nis me fitore, mund Afrikën e Jugut 2-0 me golat e Kuinones dhe Himenez

Meksikë-Afrikë e Jugut 2-0(Golat:Kuinones 9,Himenez 67) Meksikë:Rangel,Rejes,Montes,Vaskez,Gajardo,Lira(Alvarez 76),Alvarado,Gutierres(Caves 65),Fidalgo(Mora 65),Kuinones(Vega 79),Himenez(Gonzales 76) Trajner:Havier Aguir  Afrikë e Jugut:Uilliams,Okon,Sibisi,Mbokazi,Mudau,Mokoena,Sitol,Adams(Zvane 61),Modiba(Apolis 77),Rajners(Makgapo 77),Foster(Mbata 55)...
- Advertisement -spot_img