Java e 11-të e “Abisnet Superiore” mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit që do të luhen në Elbasan dhe Durrës: Elbasani-Egnatia(17:00), Teuta-Partizani(17:00). Që të dyja ndeshjet paraqesin interes, por ajo që do të luhet në “Elbasan Arena” merr vemendjen kryesore pasi përballen Elbasani i vendit të dytë me Egnatian e vendit të, skuadra këto që ndjekin hap pas hapi Vllazninë kryesuese.
Ndërkohë, Java e 11-të ka nisur që të premten me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që nxori fitues vlonjatët me rezultatin 0-1, për të vijuar pasditen e djeshme me dy sfidat e tjera, ku në “Selman Stërmasi”, Vora mysafire mundi Tiranën 0-2, ndërsa supersfida kulmuese e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë vendase dhe Dinamos mysafire u fitua nga kuqeblutë me rezultain 1 me 0, falë golit të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj në pjesën e parë.
Kalendari i Javës së 11-të të Superiores
Të premten
Bylis-Flamurtari 0-1
Të shtunën
Tirana-Vora 0-2
Vllaznia-Dinamo 1-0
Të dielën
Elbasani-Egnatia(17:00)
Teuta-Partizani(17:00)



