“Abissnet Superiore” mbylli javën e 11-të këtë të diel me dy sfidat Teuta – Partizani dhe AF Elbasani – Egnatia.

Partizani arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”. Ndërkohë, Elbasani mori tri pikë të vlefshme në shtëpi, duke mposhtur Egnatian me rezultatin minimal 1-0.
Në takimet e tjera të kësaj jave, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Dinamo City-t në “Loro Boriçi”, teksa Vora u rikthye te fitorja, pasi mundi Tiranën 0-2 në “Selman Stërmasi”.
Ne takimin Bylis – Flamurtari, vlonjatet trimfuan me rezultatin minimal 0-1.
Java 11
Bylis 0-1 Flamurtari
Vllaznia 1-0 Dinamo City
KF Tirana 0-2 FK Vora
Teuta 2-3 KF Partizani
AF Elbasani 1-0 Egnatia



