Wednesday, November 19, 2025

Lajm i trishtë! Shkodra humb sportistin, trajnerin, psikologun, familjarin model, Arvjo Fishta në moshën 38 vjeçare

Lexo

- Reklamë -spot_img

E diela e 9 nëntorit 2025 ka qënë fatale për familjen Fishta por edhe për mbarë komunitetin shkodran, pasi humbi aksidentalisht në moshën 38 vjeçare, Arvjo Fishten.

Një qytet i tërë e më gjërë është shtangur nga lajmi në fjalë, që askush nuk donte ta besonte se ishte i vertetë, sepse njohja dhe takimet shumëplanëshe me Arvjon, ishin të pranishme çdo ditë.

Lajmi i parë zyrtar vjen nga DPQ Shkodër, ku në komunikatën zyrtare shpëndante lajmin paraprak: “Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Sipas burime të afërta, angazhimi i Arvjos me kompaninë e internetit ishte në periudha të kohës së lirë, sepse puna e tij e përditshme ishte në profesionin e psikologut pranë një shkolle 9-vjeçare të Njësisë Administrative të Rrethinave.

Por, përpos tyre, Arvjo Fishta, ishte shumë i njohur në Shkodër e më gjërë në fushën e sportit, pasi që në moshe të vogël do të spikaste si portjer tek ekipet e moshave të Vllaznisë me trajner Ferid Borshin, por më pas edhe në ekipin e të rriturve. Ndërkohë, përpos Vllaznisë, shërbimet e portjerit Fishta do t’i merrnin edhe disa skuadra të tjera të futbollit shqiptar të elites dhe kategorive më poshtë, duke nisur nga Laçi, Kastrioti, Shkumbini e Turbina. Pas largimit nga futbolli i luajtur, pasioni për portën, e angazhon Arvjon në detyrën e trajnerit të portjerëve, të cilën e kryen tek Akademitë Djelmnia Shkodrane e Rozafa, për të mbërritur tek angazhimi më i fundit pranë stafit teknik të Tërbuni të Pukës së kategorisë së dytë.

Shkodra sot humbi një qytetar të denjë të saj. Shoqeria humbi mikun me te mire. Sporti humbi nje lojtar e trajner shembull e i mrekullushem. Arvjo Fishta një djalë shembullor i Shkodrës.

Nuk e besojmë si dhe pse ndodhi…

Zoti mori një djalë model, një mësues të përkryer, një trajner të jashtëzakonshëm, jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri i madh në zemër.

Një prind për t’u marrë shembull, një mik i rrallë…

Qofsh mire me zotin, Arvjo Fishta.

Shpirti yt pushoftë në paqe.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën e deshën.”, shkruajnë drejtuesit e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe kolegë të tjerë të ekipeve që kanë bashkëpunuar me Arvjon.

Me dhimbjen për humbjen e Arvjos bashkohet edhe portali Veriu Sport, i cili i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Fishta për humbjen e njeriut të tyre të afërm.

Nga sa bëhet e ditur, përcjellja e Arvjo Fishtës për në banesen e fundit bëhet ditën e hënë, ora 14:00, pranë Sallës së Pritjes “Meti” në lagjen Dudas.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img