Wednesday, November 19, 2025

Futboll Femra-Vllaznia, likujdon edhe Partizanin. Pas 4 javësh kryeson kampionatin me 12 pikë të plota dhe golaverazh 41-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Vllaznia  0-2(Shënues: Megi Doçi 17’(p), 41’(p))

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra ka nisur në mënyrën më të mirë për ekipin e Vllaznisë, kur në katër ndeshje ka regjistruar katër fitore.

E ka nisur në javën e parë me Atletik Klub Shkodra me fitoren e thellë 9 me 1, ndërkohë që java e dytë regjistron një fitore edhe më të thellë, teksa mund Kinostudion me shifrat 15-0.

Pas një shkëputje të kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar, Vllaznia e femrave e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegja e tij Paula Jaku regjistron edhe dy fitore të tjera radhazi duke mundur në harkun kohor të pesë ditëve Lushnjen dhe Partizanin, që të dyja të luajtura në transfertë.

0 me 15 në favor të Vllaznisë ishte fitorja e realizuar në Lushnje, ndërkohë që mesditën e sotme, vajzat kuqeblu të Vllaznisë munden Partizanin me rezultatin 0 me 2.

Përballja e sotme, e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit, vinte përballë dy skuadra që ishin pjesë  e Kupave të Europës, ku në këtë ndeshje vinin me pikë të barabarta në tabelën e klasifikimit.

Vllaznia e dirigjuar nga kapitenia Megi Doçi e nis vrushshëm, ku brenda pak minutave lojë regjistron disa raste shënimi, por goli i parë vjen në minutën e 17-të, kur pas një prekje të topit me dorë brenda zonës së rreptësisë nga futbollistet e Partizanit gjyqtarja kryesore e ndeshjes Mirela Çemeri akordon penallti, të cilën e shndërron në gol Megi Doçi.

Epërsia e futbollisteve shkodrane vazhdon edhe në minutat në vazhdim, ku si rezultat i presionit në portën e Partizanit vjen një gjuatje e fortë e Teresa Dedes në minutë e 41-të, të cilën futbollistet vendase e ndërpresin me dorë duke shkaktuar një tjetër penallti për Vllazninë.

Tek pika e bardhë drejtohet sërishmi kapitenia Megi Doçi duke tundur për herë të dytë rrjetën vendase. Me rezultatin 0-2 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që edhe e dyta vazhdon me epërsinë e Vllaznisë, por gjithësesi, gola nuk ka më duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 0-2 për skuadrën kuqeblu.

Me fitoren e sotme, Vllaznia shkon në kuotën e 12 pikëve duke kryesuar kampionatin me 12 pikë pikë të plota, ndërkohë që galaverazhi i saj është bilanc shumë pozitiv, 41 me 1.

Ndeshjen e ardhshme, Vllaznia e futbollit femra do ta luajë përsëri në transfertë përballë një tjetër skuadre rivale, si Apolonia e Fierit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img