Wednesday, November 19, 2025

(Video) Shkodra organizon Kampionatin e Futbollit Master për institucionet. Flet Jetmir Podgorica, Sekretar i Shoqatës Rajonale Futbollit Shkodër, organizuese e aktivitetit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit organizon Kampionatin e Futbollit Master për institucionet e qarkut Shkodër me pjesëmarrjen e tetë ekipeve, të cilët janë planifikuar të aktivizojnë futbollistët amatorë të moshës mbi 40 vjeç. Për sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës Rajonale e Futbollit Shkodër, Jetmir Podgorica, ky është një aktivitet që zhvillohet për herë të parë, jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri.

8 është numri i ekipeve pjesëmarrës të këtij aktivitet, të cilat janë: Veteranët e futbollit Shkodër, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër, OSHEE, Bashkia Shkodër, Spitali Rajonal Shkodër, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër Media Shkodër

Sipas organizatorëve, aktiviteti është programuar të luhet në 14 jave kampionat, i ndare ne dy faza, ku secili ekip do te perballet me kundershtaret e tij 2 here. Pas perfundimit te kampionatit do te luhen ndeshje play-off vendi i pare me vendin e katert dhe vendi i dyte dhe vendi i trete. Fituesit e ketyre dy ndeshjeve do te luajne nje ndeshje finale per tu shpallur kampion. Ne ndeshjet play off, ne rast barazimi do te kete shtese 2 pjese nga minuta. Ne rast barazimi perseri , atehere do te gjuhen nga 3 penallti per ekip.

Ekipi fitues shperblehet me 750 euro, ndersa ekipi i dyte me 250 euro.

(Video) Prononcimin e plotë të sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Jetmir Podgorica, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img