Wednesday, November 19, 2025

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja mbyll edicionin kualifikues, humbet 0-2 në ndeshjen e fundit të grupit me Anglinë në “Air Albania”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri-Angli  0-2(Shënues: Harr Han 74’, 82’)

Kombëtarja shqiptare luajti ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin  0-2.

Trajneri Silvinjo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Strakosha (GK), Ismajli, Gjimshiti (C), Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë, të vendosur mirë në prapavijë, shmangën çdo rrezik të anglezëve dhe me anë të kundërsulmeve u munduan të gjenin rrugën e rrjetës.

Elseid Hysaj rrezikoi në minutën e 18-të me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim pak më vonë dhe vendin e tij e mori Ivan Balliu.

Shqipëria tentoi sërish me disa zbritje të rrezikshme të Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

Pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë për Shqipërinë. Arbër Hoxha ishte pranë golit në minutën e 50-të, por goditja spektakolare u ndal nga portieri kundërshtar.

Vetëm një minutë më vonë, Arbër Hoxha shpërdoroi një rast të artë, i vetëm përballë portierit, por goditja e tij u ndal nga Henderson.

Në minutën e 57-të Strakosha ndali mirë një rast të rrezikshëm.

Anglia mori avantazhin në minutën e 74-t me Harry Kane.

Trajneri Silvinjo kreu zëvendësimin e dytë. Doli Bajrami dhe u aktivizua Armando Broja.

Anglia realizoi edhe golin e dytë në minutën e 82-të. Ishte sërish Harry Kane që gjeti rrugën e rrjetës me një goditje me kokë.

Në vazhdim u aktivizua edhe Pajaziti për kuqezinjtë. Në fund, ndeshja u mbyll 2-0 për Anglinë.

Kombëtarja shqiptare e mbyll edicionin kualifikues me 14 pikë, në vendin e dytë dhe në mars do të luajë shanset për një kualifikim në Botëror nga faza play-off.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img