Prag Shqipëri-Angli, Silvinjo me ndryshime në formacion. Silvinjo lë jashtë formacionit Armando Brojën. Botërori 2026

Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të kuqezinjve për sfidën kundër Anglisë, që do të startojë në orën 18:00. Tekniku i Shqipërisë ka bërë disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen kundër Andorrës. Në fushë nga minuta e parë do të luajnë Aliji, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.

Në portë është i zakonshmi Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Aliji do të plotësojnë repartin e mbrojtjes. Asllani, Ramadani dhe Laçi do të luajnë në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni.

Kujtojmë që Shqipëria është kualifikuar për në fazën e Play Off-it, ndërsa Anglia është kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës, pasi zë vendin e parë në grupin K.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe