Ballina Lojra me Dorë (Video) Volej Femra-Vllaznia nuk ia del përballë kampioneve të Tiranës, humb në...

(Video) Volej Femra-Vllaznia nuk ia del përballë kampioneve të Tiranës, humb në shtëpi 0-3 Vllaznia-Tirana 0-3(17-25, 13-25, 11-25)

Screenshot

Vllaznia-Tirana, ishte çifti i javës së katërt per Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” te Shkodres ka prezantuar në fushën e lojës dy skuadra me nivele të ndryshme.
Vllaznia vendase me vajza të reja shkodrane dhe Tiranën kampione në fuqi, e përforcuar me lojtare të huaja, por edhe me talenten shkodrane, Sara Malaj, që në këtë duel ishte një nga më të mirat në fushën e lojës për të dyja ekipet.

Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa bënë përpjekjet e duhura për të rivalizuar Tiranën, por vajzat e reja nuk mundën t’i bëjnë ballë kualiteteve bardheblu, mes të cilave spikaste edhe volejbollistja e talentuar shkodrane Sara Malaj.

17-25, 13-25 dhe 11-25, ishin shifrat e thella te tre seteve të regjistruara nga Tirana, e cila me fitoren e katërt radhazi, në po kaq ndeshje të grupt B, ka siguruar matematikisht kualifikimin në fazën finale.

Nga ana tjetër Vllaznia, me një fitore dhe 3 humbje, qëndron në vendin e fundit në grup, me pikë të barabarta me Teutën dhe Dinamon.
Ne prononcimet e dhena pas ndeshjes per Veriu Sport, trajneri i Vllaznise Dorjan Tafa, Tv.Trajneri i Tiranës, shkodrani Blerdi Sinani, kapitenia e Vllaznise Sarah Beci dhe volejbollistja e Tiranës, shkodranja Sara Malaj, analizojne takimin ne fjale.
Gaspër Marku

(Video) Prononcimet ne fjale mund t’i ndiqni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu