Monday, January 19, 2026

Moriero: “Na kanë munguar disa lojtarë që bëjnë diferencën. Duhet të shikojmë përpara”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vlonjatëve, Francesco Moriero.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, sidomos pjesë të parë. Deri në minutën e 70-të e mbajtëm, pastaj na ranë fuqitë. U mundova të mbaja ekuilibrin, më vjen keq që nuk fituam, por duhet të shikojmë përpara. Është normale të ketë raste nga të dyja palët. Problemi është që gjatë këtyre 2 javëve s’kemi punuar si të donim, pasi kemi pasur disa lojtarë të punuar.

Çështje lojtarësh, Joao erdhi dje në darkë dhe s’mund ta fusnim. U mundova të fusja Jankun si lojtar të pestë. Vendosën 5-4-1 sepse ata ishin lojtarët që kishim në dispozicion. Kështu e lexova dhe kështu shkoi.

E di ç’do të thotë të luftosh për mbijetesë, është luftë. Duhet të them që sot kemi bërë një nga pjesët e para më të mira. Na kanë munguar disa lojtarë që bëjnë diferencën. Mbaroi kjo ndeshje të shohim tjetrën, shkojmë përpara”, tha Moriero.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img