Ekipi i Vllaznisë U19, kampion i Turneut “Eagle Cup Albania”, do të përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë në ndeshjen e parë historike të Super Viareggio Cup 2025, kundër Genoa U19, fituese e edicionit të 75-të të turneut prestigjioz Viareggio Cup.

Ky është një moment i madh për Akademinë Vllaznia dhe për futbollin shqiptar – një dëshmi e punës, përkushtimit dhe profesionalizmit me të rinjtë.
Ndeshja në fjalë do të luhet më 4 Dhjetor 2025, ora 15:00, në Stadiumin “Torquato Bresciani”, Viareggio (hyrja e lirë).

Marrëveshja për zhvillimin e kësaj Superkupe është firmosur midis Alessandro Palagi, president i Qendrës së Futbollistëve të Rinj dhe organizator i “Viareggio Cup”, dhe Vasenka Rangu Leka, presidente e Fondacionit “Albitsol”, organizatore e “Eagle Cup Albania”.



