Friday, November 28, 2025

Kreu i KOKSH-it Fidel Ylli, ndjek nga afër Lojërat Olimpike të Kinës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik të Kinës dhe njëherësh, Ministër i Sportit i Kinës, z. Gao Zhidan, Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli ka marr pjesë në Lojërat Olimpike të Kinës, një ngjarje e madhe sportive që zhvillohet çdo 4 vjet. Presidenti Fidel Ylli është pritur në një drekë pune nga Presidenti Gao Zhidan, me të cilin kanë diskutuar për projekte konkrete bashkëpunimi mes 2 Komiteteve Olimpike.

Po në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar më herët mes KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës, Presidenti Fidel Ylli ka zhvilluar takime të veçanta me Presidentë dhe drejtues të federatave të ndryshme sportive të Kinës.

Gjatë qëndrimit në Kinë, Presidenti Fidel Ylli pati një drekë private pune me Presidenten e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry. Gjatë drekë janë disktuar shumë çështje të rëndësishme të olimpizmit, ndërsa Presidenti Fidel Ylli i ka ftuar Presidenten Coventry të vizitojë Shqipërinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img