Thursday, November 27, 2025

Vllaznia-Lajmi për bllokimin e merkatos, Presidenti Xhaferi, garant për normatiletin e kuqeluve. Çështje e zgjidhur për ankesat e Juriç, Stojanoviç dhe Kahrimanoviç

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tashmë prej disa ditësh është bërë i ditur lajmi se merkato e Vllaznisë do të jetë e bllokuar, kjo si shkak i borxheve në pagesa të shkodranëve në sezonet e shkuara.

Megjithëse siç janë shprehur në kampin shkodran, ata janë të qetë përsa i përket kësaj situate dhe gjithçka do zgjidhet. Me merkaton e janarit dhe në vazhdimësi që do jetë e hapur për 9 herë kampionët e vendit tonë.

Klubi ka 3 çështje të hapura në FIFA me futbollistë të ndryshëm, ku momentalisht vetëm njëri është bërë i ditur. Dhe fjala është për Marko Juriç, i cili ka fituar gjyqin me kuqeblutë dhe pret dëmshpërblimin financiar. Ndërsa dy futbollistët e tjerë ndaj të cilëve shkodranët kanë detyrime për të shlyer ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, megjithëse gazeta në burime jo zyrtare mëson se dy emrat e tjerë të cilët mendohet që kanë fituar çështjet në FIFA janë edhe Milosh Stojanoviç dhe Amir Kahrimanoviç.

Dy futbollistët ballkanas që ishin pjesë e kuqebluve në edicionin e shkuar. Aktualisht ende s’ka asgjë zyrtare përsa i përket emrave të sipër përmendur, por sipas burimeve këta janë futbollistët që kanë paditur shkodranët dhe kanë fituar çështjen. E ndërsa në ditët në vijim do të kuptohet nëse do të ketë një zhbllokim të merkatos së kuqebluve apo jo, duke parë se edhe janari po afron e afrimet apo largimet e futbollistëve do jenë të hapura për gjithë muajin, si për kuqeblutë, por edhe gjithë skuadrat në mbarë Europën.

PRESIDENTI – Vendimi i FIFA-s për bllokimin e merkatos së Vllaznisë pas një gjyqi të humbur ndaj tre ishlojtarëve ka shkaktuar debat të madh në media dhe ka vënë në pah shqetësimet për ecurinë e klubit shkodran në kampionat. Lajmet dhe komente të shumta kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të ndezura, por ekipi dhe drejtuesit kanë zgjedhur të mos i lejojnë këto trazira të ndikojnë në performancën në fushë. Presidenti Alban Xhaferi, i cili ka dhënë sqarime të shkurtra për media që nga momenti i vendimit, ka zgjedhur këtë herë të dërgojë një mesazh të qartë dhe motivues për tifozët përmes rrjeteve sociale.

“Sa më shumë zhurmë, aq më shumë qetësohemi ne. Të premten, të gjithë në stadium. T’u tregojmë kush jemi dhe pse zhurma vjen gjithmonë nga poshtë. Forca Vllaznia”, shkruante ai.

Fjalët e presidentit reflektojnë qartësisht filozofinë e klubit. Çdo trazirë jashtë fushe mund të kthehet në energji pozitive brenda saj, kur tifozët mbështesin skuadrën me intensitet. Atmosfera që pritet në stadium këtë fundjavë premton të jetë vendimtare, ndërsa lojtarët e Vllaznisë synojnë të tregojnë se fokusimi dhe përkushtimi mbi fushë mbeten të paprekura nga çdo spekulim apo problem jashtë lojës. Ndërsa spekulimet vazhdojnë, Vllaznia përgatitet të tregojë forcën e saj dhe lidhjen e veçantë me tifozët, duke u bërë e qartë një herë e mirë. Zhurma që vjen nga tribunat është një avantazh që skuadra nuk do ta humbasë.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img