Tuesday, December 2, 2025

Kategoria e Parë-Luhen dy ndeshjet e para të javës së 13-të: Skënderbeu-Lushnja 4-3 dhe Besa-Korabi 3-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Janë luajtur sot dy sfida të javës së 13-të të Kategorisë së Parë, të cilat erdhën për shikuesit në ekranin e RTSH.

Skënderbeu ka arritur një fitore me përmbysje në shtëpi, 3-2 përballë Lushnjën. Përgjigje dhe kundërpërgjigje nga fillimi deri në fund, me skuadrën mike që zhbllokoi sfidën që në fillim me anë të Kamisoko, ndërsa korçarët u përgjigjën me Estrela në minutën e 14-të. Kaçanolli riktheu edhe njëherë lushnjarët në avantazh në minutën e 16-të, ndërsa Abiodoun 40’ firmosi për barazim.

Gjithsesi, Lushnja e mbylli pjesën e parë në avantazh 3-2 me golin e shënuar nga Ribaudo. Në pjesën e dytë Çuçka 65’ riktheu barazpeshën, ndërsa Naser përmbysi gjithçka me golin e shënuar në minutën e 9-të shesë. Kujtojmë që ndeshja u ndërpre në minutën e 87-të për shkak se një tifozë kishte probleme shëndetësore dhe u desh të transportohej me ambulancë, për të vazhduar më pas me rikthimin e ambulancës në ambjentet e stadiumit.

Skënderbeu ndodhet në vend të parë me 34 pikë, ndërsa Lushnja në vend të 10-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e orës 13:30, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, Besa ka mundur Korabin me rezultatin 3-1. Kavajasit zhbllokuan sfidën në minutën e 25-të me anë të Spahiut, i cili dyfishoi shifrat dhjetë minuta më vonë. Migone në minutën e 61-të shënoi të tretin për Besën, ndërsa skuadra dibrane u ngushëllua me golin e Markut nga pika e penalltisë.

Besa ndodhet në vend të 8-të me 14 pikë, Korabi një vend më poshtë po me 14 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img